Më përpara na duhej t'u shpjegonim njerëzve çdo gjë nga fillimi në telefon. Website-i na ka shpëtuar, sepse tani klientët vijnë gati të informuar. Futen, shohin punët tona dhe kur na shkruajnë, e dinë fiks çfarë duan. Na ka kursyer pafund kohë.
Website, Marketing dhe Branding për më shumë klientë dhe shitje.
Bashkëpunojmë me biznese Shqiptare që duan më shumë se një faqe interneti, duan rezultate reale dhe klientë të rinj.
Web & E-Commerce
Krijojmë website dhe dyqane online të shpejta, të optimizuara për Google (SEO) dhe të ndërtuara për të kthyer vizitorët në klientë.
SEO & Reklama
Rrisim klientët tuaj përmes SEO dhe reklamave online (Google Ads & Social Media), duke sjellë trafik cilësor dhe kërkesa reale.
Branding & Content
Ndërtojmë identitet vizual dhe përmbajtje (foto & video) që rrit besimin dhe e bën brandin tuaj të duket profesional.
Rritje reale për biznesin tuaj.
Ne nuk ndërtojmë vetëm website. Ndërtojmë sisteme dixhitale që sjellin klientë, kërkesa dhe rritje reale për biznesin tuaj.
Zgjidhja që funksionon për biznesin tuaj fillon këtu.
Fokus te rezultati
Qëllimi ynë nuk është një website i bukur, por një sistem që ju sjell klientë dhe kërkesa reale.
Strategji para dizajnit
Para se të ndërtojmë, kuptojmë biznesin, tregun dhe klientët tuaj. Pastaj krijojmë zgjidhjen që funksionon.
SEO & performancë
Website që shfaqen në Google dhe janë të ndërtuara për të kthyer vizitorët në klientë.
Partneritet afatgjatë
Nuk zhdukemi pas publikimit. Ju ndihmojmë me përmirësime, marketing dhe rritje të vazhdueshme.
Marka dhe biznese që na besojnë
Nga Shqipëria në tregun ndërkombëtar, bashkëpunojmë me biznese që kërkojnë rritje dhe rezultate reale.












Projekte që sjellin klientë realë
Ndërtuar për performancë dhe rritje të biznesit.
Shiko
Së shpejti
ShikoÇfarë thonë klientët
Rezultate reale nga bashkëpunime reale.
Në fushën e fitnesit është e vështirë të krijosh besim, por ky Website i ri nga zero na ka ndryshuar komplet lojën. Më përpara njerëzit na shkruanin pafund pyetje për programet dhe ngatërroheshin. Tani që çdo paketë është e ndarë kaq qartë, klientët futen, binden dhe na kontaktojnë direkt për të filluar, pa ato diskutimet e gjata.
Mendonim se na mjaftonte thjesht të bënim punë të mirë, por pa një Website si duhet nuk na merrnin seriozisht. Që kur u bë kjo faqja e Webit, gjithçka ka ndryshuar. Klientët Gjermanë futen, shohin shërbimet tona të ndara qartë dhe kërkesat tani na vijnë shumë më të sakta dhe profesionale, pa humbur kohë me telefonata.
Në tregun e ndërtimit është shumë e vështirë të gjesh klientë seriozë. Ky Website i ri nga zero dhe sistemi me Google Ads na kanë shpëtuar nga telefonatat e gjata që nuk mbylleshin kurrë me punë. Tani na vijnë kërkesa reale nga njerëz që e kanë ndarë mendjen; na kontaktojnë duke e ditur fiks çfarë duan dhe çfarë ofrojmë që në sekondën e parë.
Proces i qartë, pa surpriza
Nga ideja te një website që sjell klientë
FAZA 01 · 3–5 ditë
Plani
- 01.Kuptojmë biznesin dhe ndërtojmë strategjinë.
- 02.Përcaktojmë klientët që synoni dhe mënyrën si do t'i tërheqim.
Në fund keni: një plan të qartë për rritje dhe strukturë të gatshme për ekzekutim.
FAZA 02 · 5–7 ditë
Dizajni
- 01.Krijojmë një dizajn që komunikon qartë vlerën tuaj dhe ndërton besim që në sekondat e para.
Në fund keni: dizajn profesional që udhëheq vizitorin drejt kontaktit.
FAZA 03 · 7–14 ditë
Zhvillimi
- 01.E kthejmë dizajnin në një website të shpejtë, të optimizuar dhe funksional në çdo pajisje.
Në fund keni: një faqe të gatshme për të kthyer vizitorët në klientë.
FAZA 04 · 1–2 ditë
Publikimi
- 01.Publikojmë faqen dhe e bëjmë gati për të marrë klientë që nga dita e parë.
Në fund keni: website live, i sigurt dhe i përgatitur për rritje.
Pyetje të shpeshta.
Mesatarisht 2–4 javë, varësisht kompleksitetit dhe sasisë së përmbajtjes. Projektet me funksione të avancuara mund të zgjasin deri në 6 javë. Në fazën e planifikimit ju japim një afat të saktë.
Po, çdo website që ndërtojmë vjen me SEO bazë të instaluar: strukturë e saktë, faqe të shpejta dhe meta të optimizuara. SEO i avancuar dhe strategjia e përmbajtjes është shërbim i veçantë.
Po, ofrojmë paketa mirëmbajtjeje mujore që përfshijnë përditësime, monitorim sigurie dhe ndryshime të vogla. Nuk ju lëmë vetëm pas lansimit.
Po, kemi klientë në Itali, Gjermani, Angli dhe SHBA. Komunikojmë në shqip, anglisht dhe gjermanisht. Takimet bëhen online, procesi është i njëjtë për të gjithë.
50% paradhënie për të rezervuar projektin dhe nisur punën menjëherë, dhe 50% para publikimit përfundimtar.
Mjafton të na tregoni çfarë bën biznesi juaj, kë synoni të arrini dhe çfarë nuk ju pëlqen tek prezenca juaj aktuale. Për pjesën tjetër kujdesemi ne, struktura, tekstet dhe dizajni.
Gati për më shumë klientë?
Rezervo një konsultë falas dhe fillojmë me një plan të qartë.
Agjenci digjitale për biznese Shqiptare Website, E-Commerce, SEO, Google Ads, Branding dhe Social Media Marketing për tregun vendor dhe diasporën.